Të rejat më të fundit mbi trajtimin e kancerit të avancuar të mëlçisë - HCC
Trajtimi i HCC të avancuar ka ndryshuar në vitet e fundit falë imunoterapisë, e cila ndihmon sistemin imunitar të luftojë kancerin më mirë se trajtimet e vjetra si sorafenibi. Më poshtë janë disa nga studimet kryesore që kanë sjellë opsione të reja për pacientët.
IMbrave150: Atezolizumab + Bevacizumab
Ky ishte studimi i parë i rëndësishëm që tregoi se kombinimi i atezolizumab dhe bevacizumab ishte më efikas se sorafenibi për pacientët me HCC të avancuar.
Rezultatet e studimit: Pacientët e trajtuar me kombinimin Atezolizumab + Bevacizumab kanë përfitim si në mbijetesën e lire nga progresi (PFS) ashtu edhe ne mbijetesën e përgjithshme (OS), krahasuar me pacientët e trajtuar me Sorafenib.
Kujdes: Para fillimit të trajtimit, pacientët duhet të bëjnë një endoskopi për të përjashtuar praninë e variceve të ezofagut.
HIMALAYA: Tremelimumab + Durvalumab
Një tjetër kombinim i suksesshëm ishte tremelimumab + durvalumab (i njohur si skema STRIDE), që gjithashtu u krahasua me sorafenibin. Pacientët u randomizuan në tre grupe trajtimi:
Grupi 1: një dozë e vetme tremelimumabi + dozimi i rregullt i durvalumab-it (skema STRIDE)
Grupi 2: durvalumab në monoterapi
Grupi 3: Sorafenib ne monoterapi
Rezultatet e studimit: Pacientët që u trajtuan me kombinimin sipas skemës STRIDE jetuan më gjatë se ata që u trajtuan me sorafenib monoterapi. Ndërsa trajtimi me Durvalumab si monoterapi gjithashtu dha rezultate të mira por ishte po aq efektiv sa sorafenibi.
Të dy këto trajtime janë tani të miratuara nga FDA në shumë vende, për trajtimin e HCC.
RATIONALE-301: Tislelizumab
Ky studim testoi efektin e trajtimit me tislelizumab (inhibitor i PD-1) krahasuar me trajtimin me sorafenib.
Rezultatet e studimit: Përmirësim në mbijetesën e përgjithshme (OS) dhe një profil më të mirë sigurie për tislelizumabin krahasuar me sorafenibin.
Ky opsion i ri, tislelizumabi, nuk është ende i miratuar nga FDA apo EMA, por është miratuar në disa vende të tjera dhe mbetet për t’u parë nëse do të bëhet një opsion i miratuar globalisht në të ardhmen.
CARES-310 – Camrelizumab + Rivoceranib
Një tjetër kombinim interesant është camrelizumab (inhibitor i PD-1) dhe rivoceranib (anti angiogjenik). Studimi CARES-310 vlerësoi Camrelizumabon + rivoceranib krahasuar me sorafenibin.
Rezultatet e studimit: përmirësim të mbijetesës së përgjithshme (OS) në favor të kombinimit camrelizumab + rivoceranib. Megjithatë, efektet e shumta anësore të gradës 3-4 ishte në rreth 80% të raste, por përgjithësisht të menaxhueshme. Ky kombinim është miratuar në Kinë, por jo në vendet perëndimore, ndoshta për shkak të përfaqësimit të ulët të pacientëve perëndimorë në studim (vetëm 17% e të përfshirëve ishin nga këto vende).
CheckMate 9DW: Ipilimumab + Nivolumab
Ky është studimi më i ri që ka testuar kombinimin e dy imunoterapive: ipilimumab dhe nivolumab krahasuar me lenvatinibit.
Rezultatet e studimit: Përmirësim në mbijetesën e përgjithsme (OS) me kombinimin ipilimumab + nivolumab krahasuar me lenvatinibin. Përmirësim në kohëzgjatjen e efektit të trajtimit. Një aspekt interesant i këtij studimi është evolucioni i kurbave të mbijetesës. Në vitin e parë, TKI-të japin përfitim më të madh sesa kombinimi imunoterapik. Megjithatë, në mbijetesën mesatare dhe mbijetesën afatgjatë, kombinimi ipilimumab + nivolumab jep një përfitim të qartë. Mbetet për t’u parë analiza më e plotë në publikimin e plotë të studimit dhe se kur ky kombinim do të bëhet i disponueshëm në praktikën klinike.
Përfundim
Studimet e fundit kanë sjellë disa opsione të reja dhe premtuese për trajtimin e HCC të avancuar, me kombinime që kanë treguar përmirësime në mbijetesë dhe profil më të mirë sigurie krahasuar me opsionet tradicionale. Miratimet rregullatore janë në proces, dhe mbetet për t’u parë se cilat nga këto terapi do të bëhen standarde të trajtimit në mbarë bo