Sa kohë duhet për rezultatet dhe si dërgohen?
Rezultatet zakonisht dalin shpejt pas marrjes së mostrës në laborator.
Në praktikë, planifiko 8–10 ditë pune, në mënyrë që të mos vonohet fillimi i terapisë.
Raporti përfshin karakteristika gjenomike dhe histologjike dhe dorëzohet elektronikisht, i mbrojtur me fjalëkalim.
Çfarë “analytes” përfshihen në CellDx?
Përfshihen: SNVs, InDels, CNAs, Fusions, TMB, PD-L1,
MMR dhe edhe gjene të lidhura me HRD (homologous recombination deficiency).
A mund të përdoret CellDx si companion diagnostic?
Po. CellDx mund të tregojë nëse ka një alterim “target”.
Vlerësimi i terapive që kërkojnë companion diagnostics është i mundur në disa indikacione,
dhe mund të mbështesë edhe “clinical trial matching” për tumore solide.
A ndihmon CellDx në përzgjedhjen e imunoterapisë?
Po. CellDx ndihmon vendimmarrjen duke përdorur sinjale gjenomike si TMB dhe statusin PD-L1 (me immunostaining),
për të vlerësuar nëse imunoterapia mund të jetë e dobishme.
A është CellDx test gjaku?
Jo. CellDx është analizë e bazuar në ind tumoral (biopsi / material FFPE).
Çfarë duhet për të bërë testin?
Zakonisht nevojitet material tumoral (p.sh. bllok parafine ose prerje) dhe dokumentacion bazë klinik.
Genoma të udhëzon hap pas hapi që procesi të jetë i shpejtë dhe i saktë.
A do të thotë që do të gjendet patjetër një terapi e targetuar?
Jo gjithmonë. Testi synon të identifikojë ndryshime të rëndësishme klinikisht dhe të mbështesë vendimmarrjen,
por rezultati varet nga profili i tumorit dhe konteksti klinik.
Si ruhet privatësia?
Genoma i trajton të dhënat me konfidencialitet, sipas praktikave të privatësisë në shërbime mjekësore.