CancerTrack është një test i avancuar i tipit biopsi likuide, që analizon ADN-në tumorale qarkulluese (ctDNA) dhe biomarkerë të tjerë në gjak. Ky test ofron një mënyrë jo-invazive për të ndjekur ecurinë e kancerit, pa pasur nevojë gjithmonë për biopsi tradicionale të indeve.
Pse është i rëndësishëm?
Me vetëm një mostër gjaku, CancerTrack mund të:
Zbulojë mutacionet gjenetike të rëndësishme për trajtimin e personalizuar.
Monitorojë efikasitetin e terapisë në kohë reale.
Identifikojë shenja të hershme të rikthimit së sëmundjes, shpesh përpara se të shfaqen në imazheri.
Ndihmojë në përshtatjen e strategjisë së trajtimit, duke e bërë më të synuar dhe më efektive.
Për kë është i përshtatshëm?
Pacientë me kancer të avancuar, që duan monitorim më të shpeshtë dhe më pak invaziv.
Raste ku biopsia tradicionale është e vështirë ose e rrezikshme.
Pacientë që trajtohen me terapi target ose imunoterapi, për të parë shpejt nëse trajtimi po funksionon.
Çfarë ofron?
Një pasqyrë dinamike të tumorit në kohë reale.
Ndihmon në zgjedhjen e trajtimeve të personalizuara, duke zbuluar mutacionet më të rëndësishme (p.sh. EGFR, ALK, KRAS, PIK3CA etj.).
Më shumë siguri dhe më pak ndërhyrje për pacientin.