Testi i MammaPrint analizon 70 gjenet kryesore të lidhura me riskun e rekurrencës së kancerit të gjirit. Rezultatet dalin për rreth 10 ditë. MammaPrint ju informon më mirë për të marrë vendimet para dhe pas operacionit për kancer gjiri.

E shoh Mammaprintin si një mjet që më ndihmon në vendimmarrjet e vëshitra, siç është ajo e përcaktimit nëse pacientët e mi kanë nevojë për trajtim me kimioterapi ose jo pas kirurgjisë së gjirit.

Kush përfiton nga kryerja e testit të MammaPrint & BluePrint?

Riklasifikim i tumorit.

  • ER+/BluePrint Basal-Type MAMMAPRINT HIGH RISK

    Klinikisht, këta pacientë kanë tumore jo agresive, por biologjia e tyre tumorale është agresive, e ngjashme me atë të tumoreve “triple negative”. Trajtimi agresiv me kimioterapi i këtyre tumoreve jep efekte më të mira.

  • ER+, HER2+/LUMINAL BluePrint/Luminal-Type MAMMAPRINT HIGH RISK

    Rreth 50% e rasteve HER2+ riklasifikohen në nëntipin molekular Luminal. Pacientët ER+, HER2+/Luminal nuk i përgjigjen mirë terapive të drejtuara kundër HER2.

  • Studimi NBRST

    22% e pacientëve janë riklasifikuar krahasuar me nëntipin klinik në një tjetër nëntip molekular, duke identifikuar një mundësi për të personalizuar trajtimin në bazë të biologjisë tumorale.

Kontakto për të kryer MammaPrint

Telefon
(+355) 692740859

E-mail
hello@genoma.al