MammaPrint – testi që tregon nëse duhet të kryesh kimioterapi për kancerin e gjirit

Lloji i kancerit të gjirit përcaktohet nga mjeku anatomo-patolog duke analizuar pamjet e tij në mikroskop. Përcaktimi i llojit të kancerit të gjirit është i rëndësishëm për të kuptuar se cili do të jetë trajtimi i duhur në vazhdim. Faktorë të tjerë prognostikë janë:

  • madhësia e tumorit

  • numri i limfonodujve të prekur

  • grada tumorale

  • statusi i receptorëve të estrogjenit dhe progesteronit

  • statusi i HER2.

Të gjitha këto të dhëna plotësojnë diagnozën e kancerit të gjirit. Këto informacione shtesë ndihmojnë onkologët të parcaktojnë planin specifik të trajtimit për cdo pacient me kancer gjiri.

Në disa raste, nuk është shumë e qartë nëse pacienti ka nevojë për trajtim me kimioterapi ose jo. Kjo dileme haset në rastet e tumoreve të cilët kanë pak shanse të rikthehen në të ardhmen. Për t`ju përgjigjur pyetjes të trajtojmë ose jo me kimioterapi, ndihmojnë testet gjenomike. Këto teste analizojnë gjenet e tumorit për të përcaktuar riskun e rikthimit të sëmundjes.

Cfarë janë testet gjenomike?

Testet gjenomike përdorin një teknologji që përcakton sa aktivë janë disa gjene specifike, dhe sa e ndikojnë këto gjene sjelljen e tumorit. Këto teste mund të kryhen në indin tumoral të marrë nga biopsia me age ose të marrë pas kirurgjisë së gjirit. Këto teste gjenomike përcaktojnë riskun e rikthimit të sëmundjes.

Cfarë është MammaPrint?

MammaPrint është një test gjenomik i aprovuar nga FDA për përdorim në SHBA dhe nga EMA për përdorim në Bashkimin Evropian, për të përcaktuar nëse është i nevojshëm ose jo trajtimi me kimioterapi për kancerin e hershëm të gjirit.

MammaPrint është studiuar në shumë prova klinike. Një prej tyre është RASTER, që përfshiu 208 pacientë në disa spitale në Hollandë, dhe një tjetër është MINDACT, studim prospketiv i fazës 3, që përfshiu 6693 pacientë me kancer gjiri në 112 spitale në Evropë.

MammaPrint ekzaminon 70 gjene për t`i dhënë përgjigje pyetjes mbi riskun për rikthimin e sëmundjes. Testi mund të kryhet në të gjithë pacientët e sapo diagnostikuar me kancer gjiri në stad të hershëm të sëmundjes (stadi I dhe II), me madhësi tumori deri në 5cm dhe me 0-3 limfonoduj të prekur, pavarësisht moshës.

Si interpretohen rezultatet e MammaPrint?

MammaPrint i kategorizon pacientët në risk të ulët ose risk të lartë për rikthim të sëmundjes. Në pacientët me risk të ulët për rikthim të sëmundjes, mund të shmanget në mënyrë të sigurt kryerja e kimioterapisë. Ndërsa në pacientët me risk të lartë për rikthim të sëmundjes këshillohet kryerja e trajtimit me kimioterapi.

A mund të kryhet MammaPrint në Shqipëri?

Po. Tashmë MammaPrint mund të kryhet edhe në Shqipëri. Testi mundësohet nga GENOMA, i vetmi përfaqësues zyrtar i MammaPrint & BluePrint në Shqipëri. Përgjigja e analizës vjen për rreth 10 ditë me koston zyrtare të unifikuar për gjithë Evropën. Nëse jeni të interesuar, flisni me mjekun tuaj onkolog, ose kontaktoni në numrin 0689449359.

Previous
Previous

Cilët pacientë me kancer gjiri duhet të kryejnë analiza gjenetike germinale?